Dosjet e bujshme që ka hetuar prokurori që i vendosën tritol në makinë

Ndaje

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e Albert Kuliçit, zv/drejtues në Prokurorinë e Vlorës.

Hetimet e autoriteteve për këtë ngjarje sapo kanë nisur, ndërkohë që puna e Kuliçit si prokuror pritet të jetë pista kryesore ku do të përqëndrohen hetimet.

Me shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për shkak të krijimit të SPAK, kjo çështje do të hetohet nga një prokurori e zakonshme.

Albert Kuliçi, me origjinë nga Tropoja, ka patur në dorë vitet e fundit çështjet më të bujshme në Vlorë, duke filluar nga skandali i madh i tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë u dënuan me burg, deri te koncesioni i parkingjeve në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstatuan një seri shkeljesh.

Kuliçi ka hetuar edhe një aferë në Albpetrol, si dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11 katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika.

Prokurori Kuliçi nuk i është nënshtruar ende procesit të vetting-ut. Vendosja e tritolit në makinën e prokurorit Kuliçi, teksa ajo ishte parkuar, është rasti i dytë brenda një muaji e gjysmë që sulmohet një prokuror, pas rastit të atentatit ndaj Arjan Ndojit në Durrës./t.ch

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje