Grabitësit kyçin dy gratë e moshuara në dhomë, marrin valixhen me mijëra...

Grabitësit kyçin dy gratë e moshuara në dhomë, marrin valixhen me mijëra euro në Gjirokastër

79
0
Shares

Një banesë është grabitur në fshatin Terihat, Bashkia Dropull. Burime bëjnë me dije se tre shtetas me maska, doreza dhe armë kanë shqyer derën dhe kanë marrë një valixhe ku në të pretendohet se ishin 15.000 euro.

Në banesë kanë qënë dy gra të cilat i kanë mbyllur në një dhomë, ndërsa nuk kanë mundur dot që të identifikojnë autorët. Ata janë larguar dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre.

Gjirokastër/Informacion Paraprak.

Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY