Sqarime për ardhjen në Gjermani, personat mbi 45 vjeç duhet të vërtetojnë pensionin

Ndaje
????????????????????????????????????
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjermani, Stephan Mayer shpjegon për DW dallimet mes ligjit të ri për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe Rregullores së mëparshme për Ballkanin Perëndimor.

Si dhe kur kontrollohet nëse shkollimet e huaja dhe njohuritë e gjermanishtes mjaftojnë?

Për ne ka një rëndësi të veçantë, që verifikimi i kushteve paraprake për të ardhur në Gjermani të bëhet para hyrjes në vend, përmes përfaqësive tona si ambasadat apo konsullatat e përgjithshme. Përmbushja e kritereve duhet të jetë vërtetuar pra para ardhjes në Gjermani. Por në ligjin e ri ekziston edhe mundësia e kualifikimit të mëtejshëm, edhe nëse disa kompetenca apo kushte të caktuara nuk janë ende si duhet, mundet me kuadrin e ri ligjor që të arrihen në Gjermani kualifikime të caktuara.

Përfaqësitë e huaja që tani janë të mbingarkuara në kuadër të Rregullores së Ballkanit, atje pret më shumë se një vit për një orar. A ka ndryshime në këtë drejtim – a e pengojnë njëri-tjetrin Rregullorja e Ballkanit dhe ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore?

E ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit që lidhet me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfundon në fund të vitit 2020, ajo nuk ka lidhje me ligjin e ri të fuqisë punëtore. Tani nuk është përcaktuar, nëse kjo rregullore do të zgjatet. Dua të theksoj, që në disa përfaqësi në Ballkanin Perëndimor ke situatën, ku pritja është shumë e gjatë. Përvojat e tanishme tregojnë, se pjesërisht në kuadër të kësaj rregulloreje nga Ballkani Perëndimor kanë ardhur persona me kualifikim të ulët, në masë të madhe edhe persona në moshë. Kjo të bën të dyshosh, se me këtë lidhen në të ardhmen edhe pagesa sociale të shtetit gjerman në moshën e pensionit për Gjermaninë. Por deri tani nuk ka një pozicion të përcaktuar të qeverisë gjermane, nëse, kur e si do të zgjatej kjo rregullore e Ballkanit Perëndimor përtej 2020-s.

Ka një rregullore të re për punëtorët më të vjetër se 45 vjeç. A mundet që ta shpjegoni këtë?

Në procedurat parlamentare lidhur me ligjin për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, është bërë një saktësim, që personat mbi 45 vjeç duhet që të vërtetojnë më parë, se e kanë të siguruar në vendin e tyre pretendimin për pension. Mundësia e dytë është kufiri i rrogës, që duhet të arrijnë ata, pra, ata duhet të kenë të paktën një rrogë afër 3600 euro në muaj. Ne duam të pengojmë që në valën e ardhjes së fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani personat mbi 45 vjeç të vijnë në Gjermani dhe pas disa vitesh pastaj të bëhen barrë për sistemin social gjerman. Jam i bindur, se kjo është një rregullore e drejtë.

A u bë ky saktësim pas përvojës me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor?

Arsyeja nuk është vetëm tek Rregullorja e Ballkanit Perëndimor, por edhe kjo luan rol. Shumë deputetë kanë shprehur shqetësimin, se gjithnjë e më shumë vetë do të hyjnë në sistemin social gjerman, nëse 45 vjeçarët pa pretendime pensioni në vendin e tyre dhe pa të ardhura minimale vijnë të jetojnë në Gjermani.

Bisedën e zhvilloi Nenad Kreizer. Stephan Mayer (46) është Sekretar Shteti në Ministrin e Punëve të Brendshme në Gjermani. DW

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje