Genta Sula per largimin e Tufes: Pa dekomunistizim nuk ka demokraci

Genta Sula per largimin e Tufes: Pa dekomunistizim nuk ka demokraci

291
0
Shares

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula reagoi sot pas publikimit të lajmit se, drejtoei i Institutit te Krimeve te Komunizmit.  Agron Tufa është larguar së bashku me familjen për të kërkuar azil politik në Zvicër.

Përmes një postimi në Facebook, Sula shpreh keqardhjen e saj për këtë lajm.

Reagimi i plotë:

Ndjehem sot e keqardhur qe kolegu Agron Tufa, nen presionin e kercenimit me jete per vete dhe per familjen e tij, u detyrua te lere vendin ne kerkim te azilit politik.

Kam ndjekur me shqetesim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar qe keto do te trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do te ndaleshin. Qe nje zyrtar i larte shteteror ndermerr nje hap te tille, tregon se institucionet qe duhet ta mbrojne, ligjet tona, nuk kane vepruar.

Me Z. Tufa kemi kendveshtrime te ndryshme per qasjet mbi perballjen me te shkuaren diktatoriale, por na ka bashkuar qellimi i perbashket dhe bindja se nuk ka demokraci te qendrueshme pa dekomunistizim te shoqerise sone. Kam vleresuar gjithmone kurajon e tij, pasionin dhe penen e zhdervjellet, dhe shpresoj qe zeri i tij nuk do te na mungoje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY