Foto dhe Video ekskluzive/Grupi i arkitektëve në terren tregojnë dëmet më të...

Foto dhe Video ekskluzive/Grupi i arkitektëve në terren tregojnë dëmet më të mëdha, si të kuptoni nëse ndërtesa është e banueshme

131
0
Shares

Grupet e arkitektëve kanë prej 24 orësh që janë në terren për të vlerësuar dëmet në shtëpitë e banorëve të prekur nga tërmetet, qoftë ata me shume dëme, por dhe ata që kanë dhe dëmtime të lehta (krisje) në mure.

Arkitektët janë shperndare sipas zonave kur paraqiten dëme të mëdha dhe kane konstatuar se situata eshte vertet serioze dhe shumë prej banesave duhet të konsiderohen jo funksionale.

Konkretisht, per të kuptuar qartë, DRONI.al ka mësuar ekskluzivisht nga grupet e terrenit në zonën afër epiqendres, Durrësit, se fillimisht shikohen dhe vlerësohen çarjet e theksuara ne muraturë, çarjet ne strukturën mbajtëse të objektit (kolonat, trarët, soletë), rënie të çative dhe në fund plasaritje të mureve. 

Mësohet se arkitektët kanë bërë një bilanc per t’ua dhene më pas Shtabit të Emergjencave ne menyre qe të kihet parasysh per të ndërhyrë në fazën tjetër.

Ky konstatim mund të bëhet lehtesisht nga kushdo. Nëse në shtepitë dhe banesat gjenden një prej dëmeve të lartpërmendura, atehere me rendesi do te ishte thirrja e grupit të eksperteve per ta vleresuar perfundimisht nese banesa mund te jete e banueshme per me vonë.

DRONI.al iu sjell disa pamje nga banesat ku janë grupi i arkitektëve nga Shoqata e Arkitekteve, permes se cilave mund të kuptoni sesa serioze janë dëmet.

*Fotot të siguruara nga ark.Deni Klosi

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY