Padia e Metës ndaj Dvoranit në 3 prokurori, zbulohet vendimi i Arta...

Padia e Metës ndaj Dvoranit në 3 prokurori, zbulohet vendimi i Arta Markut

78
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta depozitoi një padi penale kundër kreut të KED-së Ardian Dvoranit, në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë që ka kaluar 3 ditë nga dorëzimi i kësaj padie penale, Prokuroria e Përgjitshme ia ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.

Padia e Metës për Ardian Dvoranin është shqyrtuar nga Arta Marku e cila ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për të nisur apo jo hetimet, lidhur me objektin qe ka padia.

Krimet e Renda sakaq kanë afat 18 ditë për ta shqyrtuar dosjen. Mësohet se në asnje nga prokuritë nuk është regjistruar procedim penal pasi padia është ende në fazën e verifikimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY