BE: Deklaratat kundër ambasadorit të BE, të papranueshme

BE: Deklaratat kundër ambasadorit të BE, të papranueshme

49
0
Shares

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, ka reaguar pas konfliktit të Presidentit Ilir Meta me disa zyrtarë ndërkombëtarë në Tiranë.

Koçijançiç tha se deklaratat ndaj diplomatëve janë të papranueshme, ndërsa shton se BE mbështet punën e shkëlqyer të ambasadorit Luigi Soreca dhe Delegacionit të BE për të sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian.

“Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së”, tha Kocijancic.

Deklarata e Komisionit Evropian:

Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.

Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY