BOCI/ Vendimi per Kopshtin Botanik: Grabitje e drejte!

BOCI/ Vendimi per Kopshtin Botanik: Grabitje e drejte!

40
0
Shares

Ish deputeti i PD, Luciano Boci ka reaguar fill pas vendimit te Gjykates Administratike kunder FSHN dhe Rektoratit ne lidhje me pronesine e Kopshtit Botanik.

Reagimi i Bocit:

GRABITJE E DREJTË

E tillë është konsideruar grabitja që i bënë Kopshtit Botanik, Bashkia e Tiranës dhe Kryeministria.
Gjykata Administrative nuk ka pranuar padinë e Rektoratit dhe Dekanatit ndaj VKM-së 510.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Grabitjet, vjedhjet, mashtrimet kanë kohë që në Shqipëri janë ligjëruar.
I gjen kudo me VKM, me ligje speciale, emërime me shumicë votash….

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse vendimi ishte marrë nga ekzekutori i drejtësisë, vetë kryeministri dhe dukej si përrallë shfuqizimi.Nga ai që ka kapur institucionet e Drejtësisë, po rrëmben Gjykatën Kushtetetuese dhe që kjo administrativja i duket si zbavitje.
Pas kësaj Bashkia Tiranë nuk do merret vetëm me punë botore por dhe me punë shkencore…
Rroftë liria akademike e Bashkisë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY