Vrasja e Eri Zefit, vetëdorëzohet shoku i ngushtë që e nxori në...

Vrasja e Eri Zefit, vetëdorëzohet shoku i ngushtë që e nxori në pritë

71
0
Shares

Policia njofton se është vetëdorëzuar autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi në Mirditë, Mikel Avia.

Sipas burimeve nga policia, në vijim dhe pa ndërprerë, forcat blu ushtruan kontrolle të shumta dhe përdorën metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorit të dyshuar që ti dorëzohej organeve të drejtësisë.

“Sot nga Policia e Lezhës u bë ndalimi i shtetasit M(Gj).A.,i dyshuar për vepren penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime te mëtejshme”,-njofton policia.

Kujtojmë se Alia ishte i shpallur në kërkim për ekzekutimin e 34-vjeçarit në Zall Xhuxhë të Mirditës. Zefi u vra me plumb në kokë dhe u nxorr në pritë nga shoku i fëmijërisë Alia.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY