VIDEO/”Genocid”, Policia shoqëron me forcë pedagogun e njohur: Ishte një krehje zone

VIDEO/”Genocid”, Policia shoqëron me forcë pedagogun e njohur: Ishte një krehje zone

80
0
Shares

Forcat e policisë nuk kanë kursyer as pedagogun Ervin Goci, duke e marrë me forcë dhe pse pedagogu nuk ishte duke bërë asgjë të kundraligjshme.

Goci njihet si një ndër aktivistët dhe një prej zërave me te fortë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar sigurisht prezent gjithmonë në protestat e zhvilluara me artistët.

Pedagogu ndodhet në komisariat, ndërsa janë zbardhur dhe fjalët e para që ai ka thënë lidhur me aktin e sotëm.

“Situata për mua është në kufijtë e sulmit të shtetit ndaj qytetarit. Ishte e frikshme, ishte thjesht një krehje zone, kapnin njerëzit aty ku ishin nga kafenetë…Imagjino që nuk kishte një organizim të policisë. Kishte makina të civilëve që dhunoheshin në mënyrë aksidentale. Në konsideratën time, ky ishte një genocid ndaj banorëve. Unë jam te komisariati numër 3, maksimumi që ndodh si procedurë është “ti e ke emrin dhe po të rrasim brenda”. Shumica prej këtyre që shohim, janë rrasur në qeli kot. Janë me qindra, të paktën nga ajo që pashë unë”– tha pedagogu Ervin Goci, i cili shtoi se vetë personalisht nuk është dhunuar nga forcat policore, ndryshe nga një  i ri.

*Pamjet e marrjes me forcë nga Fax News

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY