Në polici për lidhjen me Rrajën! Kejvina shpërthen ndaj medias: Gazefliqësira, kafshë,...

Në polici për lidhjen me Rrajën! Kejvina shpërthen ndaj medias: Gazefliqësira, kafshë, do përgjigjeni

41
0
Shares

Modelja e njohur Kejvina Kthjella ka reaguar ashpër pas përfshirjes së saj indirekte në çështjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ajo është tthirrur dhe është pyetur për gati 10 orë në polici si person shumë i afërt më të dyshuarin e atentatit mbasditen e 1 Nëntorit, Redjan Rrajës.

Kejvina, nuk ka dhënë asnjë sqarim për ngjarjen por ka zgjedhur të shpërthejë ndaj mediave të cilat i quan të flliqura dhe se kanë abuzuar me emrin e saj.

Në një postim në Instastory ajo shkruan:

“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për kto artikuj qe keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”

Ajo nuk ka dhënë asnjë koment për marrjen në pyetje nga policia, apo për sekuestrimin e super-makinës që kishte si pronar Redjan Rrajën, i cili akuzohet për vrasje të funksionarëve publikë.

Sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se Kejvina Kthella është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit hetimor se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY