Rama u shfaq duke e reklamuar, SHBA ngre shqetësimin: Kush e garanton sigurinë e 5G në Shqipëri?!

Shares

Kryeministri Edi Rama u shfaq ne nje spot duke promovuar nje biznes privat me rrjetin 5G ne Shqiperi, me nje makine pa timon, spot i cili bëri shumë bujë dhe nxiti reagime të forta.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/vb.138734771522/535439997257640/?type=2&theater

Lidhur me spotin,ka reaguar së fundmi dhe ambasada amerikane në Tiranë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare ne FB, ambasada ngre shqetësimin se rrjeti I ri 5G do të përçojë të dhena sensitive të qytetarëve shptare ndërsa pyet se sa të sigurta do të jenë keto të dhëna.

Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, pyet ambasada amerikane ne Tirane.

Një reagim, e pati ditën e sotme dhe ish-deputeti Petrit Vasili, i cili u shpreh se me kete marrëveshje për 5g,  Edi Rama ka dalë kundër SHBA.

Kryeministri Edi Rama, si promovuesi personal i të tërë kësaj nisme, është i detyruar që të dalë dhe sqarojë publikisht këtë situatë, të shpjegojë qartësisht përse ai ju kundërvu vullnetit amerikan dhe i ekspozoi qytetarët ndaj rreziqeve të shumllojshme, nga vjedhja e shpërndorimi i të dhënave të tyre personale, dhe synimi për ta kthyer Shqipërinë në kohën e partisë së punës ku gjithshka e qytetarëve survejohej nga rregjimi?” u shpreh Vasili në daljen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...