“Skuadra me 5 persona, skena e njëjtë me të Santiago Malkos” gazetari:...

“Skuadra me 5 persona, skena e njëjtë me të Santiago Malkos” gazetari: Ndoja u vëzhgua që në mëngjes

64
0
Shares

Janë gazetarët tè cilët duke qene dhe afer grupit të hetimeve, japin herë pas here detaje nga pistat e hetimit dhe ku policia po ndalet pas atentatit të djeshëm në mbikalimin e Shkozës.

Gazetari Elton Qyno duke folur për informacionet e fundit tregon se kemi nje skeme të njëjetë si atentati i Santiago Malkos, duke ngritur dyshime se eshte i njejti grup qe kryen atentatet kudo.

Kemi një skuadër të mirëpaguar, të mirëorganizuar, me 5 persona, që kanë qenë në terren, e kanë ndjekur. 2 dyshohet se kanë qëlluar me automatik, 2 të tjerë i kanë pritur. Është skena e njëjtë e Santiago Malkos, tipike, e njëjta, njësoj tek Edison Harizaj, e njëjta edhe tek Plaurent Dervishaj. Dje ka qenë prokurori Ndoja objektivi. Të dy kanë qenë në vëzhgim, bashkë me Landi Muharremin. 60 sekonda iu deshën atentatorëve. Kanë qenë dy breshëri, që kanë qenë të shkurtra. Armët kanë mbi 60 fishekë. Janë qëlluar dy breshëri të shkurtra. Manovra që ka bërë shoferi s’i ka lejuar që të qëllojnë më shumë. Dora është e përgatitur që merr të tilla kontrata vdekjeje”,-shprehet gazetari.

Gazetari duke folur për ngjarjen tregon se janë duke u vëzhguar me detaje të gjitha aktivitetet e fundit të personave të plagosur.

“Janë shoqëruar mbi 30 persona të botës së krimit në Sukth. Persona  që herë pas here kanë patur fërkime me Landi Muharremin dhe me prokurorin Ndoja. Janë marrë në pyetje. Seanca e pyetjes ka naviguar se ku ndodheshin në momentin e ngjarjes, me kë, dhe informacione të tjera që i shërbejnë hetimit. Janë liruar pasi janë marrë në pyetje. Dua të them që janë persona që jo vetëm kanë patur konflikte personale, por edhe konflikte për pronat në Ishëm, Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit. Landi Muharremi, i përfshirë në çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit. I dyshuar për dhunimin e biznesmenit libanez Fadi Mitri. Ngjarja e 2016 është e rëndë, dhe po shihet dinamika. Dosja është bashkuar për të parë të gjithë dinamikën”,-tregon gazetari.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY