Kurti ia thotë hapur Ramës: Taksa e Rrugës së Kombit, shumë e rëndë për shqiptarët

0Shares
0

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e Vetëvendosje, ka nisur një ‘tur’ në Shqipëri.

Në një prej intervistave të tij, Kurti ka zbuluar se i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ta heqë pagesën që është vënë për ‘Rrugën e Kombit’.

Sipas tij, me Ramën ka folur për heqjen e barrierave mes dy shteteve, e nga këto është përmendur edhe pagesa prej 5 eurosh që duhet paguar në autostradën që e lidhë Shqipërinë me Kosovën.

“Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare. Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash. Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur”, ka thënë Kurti për Ora News.

Kurti u takua me Ramën mbrëmë, ndërsa ka thënë se ky ka qenë takimi i parë mes tyre pas 14 muajve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje