FOTO/Irisi i nxorri emrin në emision, reagon Arbana: Më vjen keq, i...

FOTO/Irisi i nxorri emrin në emision, reagon Arbana: Më vjen keq, i trajton ngelësa ata që e kanë dashur lëndën e saj

95
0
Shares

E ftuar ne nje show, Iris Luarasi nuk dënjoi të thoshte hapur emrat e personazheve të njohur që i kishte mbetur në lëndën e saj dhe kaq mjaftoi që në rrjetet sociale të gjithë ta kritikonin.

Irisi tha se ajo kishte ngelur mes të tjerave dhe moderatoren Arbana Osmani. Kjo e fundit ka vendosur që ti përgjigjet përmes disa postimeve në Instagram mbrëmjen e djeshme.

Teksa i është përgjigjur pyetjeve për librin e saj më të ri, Arbana nuk ka refuzuar as pyetjen e një prej ndjekësve: “Çfarë recete do të gatuaje për zyshën që të ngeli?”.

Moderatorja tregon peripecitë që ka kaluar deri tek lënda e zhvilluar me Luarasin dhe shton se nuk mendon se zbulimi i emrave të studentëve apo ish-studentëve është veprim etik për një pedagog.

‘Në vitin e dytë të fakultetit, frekuentimi i të gjitha leksioneve për mua që punoja në Top Albania Radio ishte i pamundur. Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në kohën që im atë ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi me qira, puna ime ishte shumë e rëndësishme për familjen time.

Përveç kësaj isha duke ndjekur pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e padagogëve të mi e kanë mbështetur gjithmonë, me përjashtim të rasteve të rralla siç është rasti i zysh Irisit. Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte për mungesat, por atë vit zgjedhja ime ishte të ruaja punën. 

Do kisha dashur shumë të isha në çdo leksion të saj sepse “Gazetari Radio” ishte lënda ime e preferuar (dhe më pas jam vlerësuar me 10), por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12, atëherë kur fillonin leksionet me zysh Irisin. Dhe nuk më vjen keq’, shkruan Arbana.

Më tej moderatorja i jep kurajo të gjithë studentëve që nuk duhet të dorëzohen pavarësisht një note.

‘Një vit më vonë e mora 10 e dy vite më vonë temën e diplomës zgjodha ta punoja prap me zyshën e prap mora 10-të. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që “mikesha jonë” zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz që e kanë dashur lëndën e saj, ndoshta dhe më shumë se vetë zysha, por për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në çdo leksion. Nga e gjithë kjo përvojë gjithsesi sot kam mësuar një leksion edhe më të rëndësishëm. Nuk të bën as ngelës e as dështak, e as të paaftë nota e një mësueseje. Përkundrazi, edhe pse jam e bindur që zysh Irisi nuk ka patur asnjë qëllim të keq të dëmtojë reputacionin tim apo të kolegëve të mi, iu ka dëshmuar të gjithë të rinjve që na ndjekin që edhe “ngelës” mund t’ja dalësh!’,  përfundon Osmani.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY