Eskorta e Albin Kurtit, aksident ne hyrje te Tiranes

Eskorta e Albin Kurtit, aksident ne hyrje te Tiranes

64
0
Shares

Eskorta e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, u përfshi mbrëmjen e kësaj të diele në një aksident rrugor në Tiranë, pranë zonës së Qafë Kasharit. Aksidenti ndodhi kur nje makine e eskortës së Kurtit u përplas me një mjet tjetër.

Policia e Tiranës ka marrë masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve, qe te dyja pjese e eskortes, ndërsa kreu i Vetëvendosjes ka vijuar pa probleme rrugën drejt Rinasit. Raportohet se përplasja e mjeteve nuk ka qenë e fortë.

Kurti ishte sot në Tiranë për të festuar fitoren e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat u mbajtën me 6 tetor. Lajmi gjithashtu është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, i cili me një shënim në “Facebook” thekson se aktiviteti në Tiranë ka vazhduar sipas parashikimit.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”-shkruan zëdhënësi i VV, Arlind Manxhuka.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY