“Këtu tek ne doli vërtetë dielli, por dritën e ka lëshuar në...

“Këtu tek ne doli vërtetë dielli, por dritën e ka lëshuar në Maqedoni”

61
0
Shares

Pas vendimit të Zoran Zaev për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, ka reaguar ish-ministri Manjani.

Ky i fundit, dhe pse nuk ka simpati për politikanin, vlerëson veprimin e tij të fundit, e cila sipas parashikimeve të ish-ministrit do t’i sjellë fitoren.

Manjani vijon më tej në reagimin e tij duke ironizuar situatën e krijuar dhe duke theksuar mungesën e përgjegjësisë për politikanët shqiptarë, pas dështimit me hapjen e negociatave.

Për Zaev nuk kam ndonjë respekt. Përkundrazi, pas përgjimit kurth që i bënë humoristët Ukrahinas, më krijoi një ndjesi neverie me mënyra si fliste e impostohej si leader i madh rajonal.

Por është politikan i përgjegjshëm para popullit të tij. Mori përgjegjësi politike megjithëse Maqedonia ishte për negociata pa kushte me BE. Nuk u kthye në Shkup të tregojë përralla me gjermanë e francezë, por dha dorëheqjen dhe fton popullin të vendosë.

Kam idenë se do jetë fitues në zgjedhjet e parakohshme, sepse në fakt popujt e dinë ta vlerësojnë përgjegjshmërinë në politikë.

Këtu tek ne doli vërtetë dielli, por dritën e ka lëshuar në Maqedoni… Me këtë dritë rriten specat e perimet atje të hamë ne këtu dhe i shesim pordhë europiane njëri-tjetrit…

Nuk është me të thënë jo! Është me të dhënë kjo punë! Lum kujt ja ka dhënë perëndia virtytet e punës, mirnjohjes, përuljes dhe përgjegjësisë.Doli dielli posi! Doli bashkë me brengën…”,-shkruan Manjani.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY