LAJM I FUNDIT/KPK jep vendimin për Besim Hajdarmatajn, ish-kreun e Krimeve të...

LAJM I FUNDIT/KPK jep vendimin për Besim Hajdarmatajn, ish-kreun e Krimeve të Rënda

83
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për Prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, duke e konfirmuar atë në detyrë.

Hajdarmataj ka kaluar me sukses hetimet në të treja shtyllat e rivlerësimit që janë pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.

Sipas informacioneve të fundit, raportohet se nuk janë gjetur shkelje nga ana e Hajdarmatajt, ndërsa raporti i ILDKPI për pasurinë ka qenë pozitiv, pasi nuk ka bërë deklarim të rremë.

KPK-ja tha se nga hetimi për të gjitha pasuritë dhe dhuratat e deklaruara, nuk janë konstatuar problematika dhe se analiza financiare e kryer, ka dalë pozitive. Edhe në kriterin e pastërtisë së figurës, DSIK kishte dorëzuar një raport me konstatimin se Hajdaramataj nuk kishte kontakte me persona të krimit të organizuar dhe se ishte i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Prokurori Besim Hajdarmataj deri në maj të 2018-ës ishte në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndërsa me ardhjen e Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme, Hajdarmataj u largua nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda, ndryshim i argumentuar asokohe me qëllim për rezultate më të shpjeta për disa dosje.

Pas largimi nga drejtimi i kësaj prokurorie, në shtator 2018, Marku e komandoi në Prokurorinë e Pogradecit. Komandim i konsideruar si i paligjshëm me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndaj Hajdarmataj u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY