“Jam i bindur që s’do i gjendet as kocka e fundit”, flet...

“Jam i bindur që s’do i gjendet as kocka e fundit”, flet 34-vjeçari që dha alarmin fals për eksplozivin ndaj gjyqtarit

88
0
Shares

Eshtë publikuar dhe dëshmia e personit që alarmoi policinë me mesazhin fals për eksploziv në makinën e gjyqtarit të Korçës, Markeljan Kuqo.

Personi u raportua se ishte Naim Behari, i cili me herët ka deklaruar se lëndën eksplozive e kishte porositur ai.

Ai ka thënë se ka shumë çështje me gjyqtarin Markeljan Kuqo, duke e akuzuar se ka shkelur të gjitha të drejtat e tij.

34 vjeçari, banues në Lapardha të Beratit, i cili aktualisht vuan dënimin në IEVP-Drenovë për vrasje, kishte telefonuar Policinë nga ambjentet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit Kuqi ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar.

E paralajmërova fillimisht por nuk e kam kërcënuar. Ai është një mesazh dhe e kupton shumë mirë gjyqtari. Më njeh më shumë se ç’duhet. I kam kërkuar transferim dhe as e ka marrë parasysh. Nuk është ai askush të tallet me mua. Vendimet e tij të gabuara do i kushtojnë me jetën e tij. Dhe jam i bindur që s’do i gjendet as kocka e fundit.  I dënuar për vrasje jam dhe për këtë po vuaj dënimin. Jam dakord. Por të tallet një palo gjyqtar me të drejtat e mia nuk ia fal sa të kem jetë.“, ka thënë 34-vjeçari para oficerit të policisë gjyqësore.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY