Salianji akuza prokurorisë, ja si ka mbrojtur Xhafajn

Salianji akuza prokurorisë, ja si ka mbrojtur Xhafajn

38
0
Shares

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar ish deputeti demokrat Ervin Salianji dhe Arjan Curi. Salianji ka folur mbi çështjen “Babalja”, aq shumë të diskutuar në media, ku ka treguar edhe disa detaje të tjera.

“Në ambient të mbyllur, Agron Xhafaj ka lënë zërin me një ekspert kriminalistik dhe prokurorin. Por prokuroria nuk e ka çuar zërin e tij për ekspertizë, por një zë tjetër që e dërgoi avokati i tij. Unë s’kam bërë kallëzim, por denoncim. Ky është një aktor, një njeri që është i dënuar nja 15 herë në Shqipëri. Pasi tha Rama që është histori me aktor, gjetën një njeri për aktor. Alfredi bën burg për një tjetër, për Xhafajn.

Nëse ky thotë që unë i kam ofruar 200 mijë euro, si mund t’ia kem ofruar kur s’kam asnjë kontakt me këtë. Është kontigjent i policisë, policia i tha shko tani e bëj rolin. Nëse do vazhdonte hetimi dhe s’do dilte Alfred Alizoti, do vazhdonte hetimi dhe do bënin burg ata. Më dhanë materialet, dëshmitari i rremë fliste me drejtorët e policisë, u merrte lekë nga përgjimet që ka. Drejtorët e policisë thonë në prokurori kur u morën në pyetje se nuk e njohin. SHISH ka marrë një njeri kot, një Agron kot”, tha Salianji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY