Ashpërsimi i Kodit Penal/Hyjnë në fuqi vendimet: Kush dënohet me burg dhe...

Ashpërsimi i Kodit Penal/Hyjnë në fuqi vendimet: Kush dënohet me burg dhe lloji i veprave

84
0
Shares

Nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e reja të bëra në Kodin Penal. Nëse nuk jeni njohur, ato perfshijnë ashpërsime të dënimeve për disa vepra penale, si bllokimi i rrugës, armëmbajtja pa leje, e drejta e autorit, dhuna ndaj kafshëve (kush vret një kafshë apo e keqtrajton rrezikon deri në 2 vite burg), cenimi i sigurisë ushqimore, cenimi i sigurisë fizike të zyrtarëve apo funksionarëve publikë, e dhuna për shkak të detyrës.

Vetëm kjo vepër penale, sipas ndryshimeve, bllokuesi i rrugës, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë, ose rrezikon dënimin deri në 3 vite burgim. Ndërsa për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, autori rrezikon të dënohen nga 1 deri në 3 vite burgim, ndryshe nga sa parashikohej në Kodin e vjetër Penal, me gjobë deri në 2 vite heqje lirie. E ndërsa kur kjo vepër kryhet në ambientet e institucionit ku personi ushtron detyrën, Kodi i ri Penal parashikon dënimin nga 3 deri në 5 vjet heqje lirie.

Ndryshim në Kod është bërë edhe për dhunën në aktivitete sportive, ku goditja ndaj njerëzve të sportit dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet burgim, e ndërsa për përsëritësit e kësaj vepre dënimi shkon deri në 5 vjet heqje lirie.

Po deri në 5 vite burgim do të dënohen edhe ata persona të cilët gjatë ndeshjes hyjnë brenda në fushë, apo hedhin sende brenda saj. Për “Armëmbajtjen pa leje”, Kodi i vjetër Penal parashikonte nga 3 deri në 7 vjet burgim, e ndërsa me ndryshimet e reja, dënimi parashikon nga 7 deri në 15 vjet heqje lirie. Ashpërsim në dënim do të ketë edhe për sigurinë ushqimore, ku dënimet variojnë nga 3 deri në 25 vjet burgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY