FOTO/E paskemi keqkuptuar deklaratën e fundit të Anjeza Shahinit, këngëtarja sqaron fansat

FOTO/E paskemi keqkuptuar deklaratën e fundit të Anjeza Shahinit, këngëtarja sqaron fansat

47
0
Shares

Anjeza Shahini i futi të gjithë në dilemë me postimin e saj, ku shprehej se i kishte dhene fund pjesëmarrjes në festivale. Aq mjaftoi qe te gjithë të mendonin se këngëtarja do të largohej nga muzika.

Dy ditë më parë ajo publikoi në ‘Instagram’ daljen e fundit në skenë duke thënë se ishte shume e lumtur që konkurimet nëpër festivale i kishte mbyllur me këngë plot energji dhe ngjyra. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga mbështetësit e këngëtares, pasi ata duan ta shohin Anjezën aktive në muzikë.

Ditën e sotme ajo ka reaguar me anë të një postimi në ‘Instagram”, duke vendosur ta sqarojë këtë keqkuptim.

Hey të dashtun, si shpeshherë pasi postoj diçka, më duhet ta pasoj me një postim sqarimi. Në postin tim të mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me festivalet”. Nuk mendova se ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht do vazhdoj të këndojë. Dashtë Zoti na e bën mbarë…”.

https://www.instagram.com/p/B3WmAlqJTDL/?utm_source=ig_embed

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY