DETAJE/Plagosje me armë në Durrës, policia vihet pas autorit të dyshuar

Shares

Një tjetër plagosje me armë ka ndodhur në vend, këtë herë në qytetin bregdetar Durrës. Burime nga policia sqarojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri, shtetasi me iniciale A.M  fatmirësisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale I.I, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.

Durrës/Informacion 
Më datë 02.10.2019, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I.I., 42 vjeç, pasi në lagjen Nr.7, Durrës për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...