Shpërthim i madh në Fushë Krujë, vendoset tritol në banesën e 40-vjeçarit

Shpërthim i madh në Fushë Krujë, vendoset tritol në banesën e 40-vjeçarit

45
0
Shares
Foto ilustruese

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kaluar  në fshatin Halil të Fushë Krujës. Policia thekson se lënda plasëse është vënë në ambientet e jashtme të oborrit  të shtëpisë së një 40-vjeçari, por fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit  të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz.

Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY