VIDEO/Si do të kapen të rrezikshmit dhe të fortët, policia e tregon...

VIDEO/Si do të kapen të rrezikshmit dhe të fortët, policia e tregon përmes pamjeve nga Njësia Speciale

79
0
Shares

Kjo është njësia speciale për Kapjen e Personave në Kërkim, të cilën e ka krijuar Policia e Shtetit, me qellim kapjen e personave të rrezikshëm që janë ende të lirë.

Në një video të bërë publike nga vetë policia e shtetit, janë simuluar dhe disa aksione që kjo njësi do të kryejë.

Kjo njësi dhe drejtuesi i policisë kriminale, së bashku me zv.ministrin Besfort Lamallari kanë qenë së fundi në Poloni, ku kanë ndarë eksperiencën, me Njësinë Speciale në këtë vend.

Kjo njësi përbëhet nga dy komponentë, komponenti i Inteligjencës, i cili ka për detyrë të mbledhë infromacionin, ka një pikë kontakti 24 orë në 7 ditë të javës dhe bashkëpunon intensivisht me agjensitë homologe në nivel europian; si dhe Njësia Operative e cila funksionon në shërbim të Njësisë Inteligjente, për bërjen të mundur të ekzekutimit të urdhrave të arrestimit të personave më të rrezikshëm, qofshin këta në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar.

Janë shumë mirë të trajnuar dhe plotësojnë gjithë kushtet e parametrat e nevojshëm për të funksionuar si homologë të denjë të Njësive në vendet e Bashkimit Europian”, tha zv.ministri Lamallari.

Gjatë stërvitjes për ndërhyrje në ambiente të mbyllura nga Njësia Speciale

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 28 septembre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY