Zbulohet drafti i Komisionit të Venecias për hetimin e presidentit Ilir Meta,...

Zbulohet drafti i Komisionit të Venecias për hetimin e presidentit Ilir Meta, tejkaloi kompetencat

82
0
Shares

Komisioni I Venecias ka fajësuar Presidentin Ilir Meta sipas një drafti të raportit të ndërmjetëm lëshuar nga ky institucion I Këshillit të Evropës.

Në draft, Komisioni konstaton se Presidenti ka tejkaluar kompetencat me zhdekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh. Në vijim  Venecia thotë se edhe komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit është në tejkalim të kompetencave pasi nuk ka shkelje të rëndë të Kushtetutës nga Meta.

Sipas komisionit të Venecias Meta shtyu zgjedhjet pa pasur një bazë ligjore të posacme.

“Ky përfundim mbështetet nga rregulli i përgjithshëm interpretues, sipas të cilit rregullimi i shprehur i kompetencave të urgjencës në Kushtetutë dhe ligjet e kufizon përdorimin e çdo fuqie plotësuese të pashkruar të emergjencave në situata shumë të jashtëzakonshme; kryesisht për situata me pamundësi faktike ose juridike të cilat nuk parashikohen në mënyrë të qartë nga ligji i shkruar i urgjencës. Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata emergjente nuk u ndoqën në këtë rast. As nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc”, thuhet në konkluzionet e Komisionit të Venecias.

Vendimi i Komisionit të Vencias do të jepet me 11 tetor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY