Pas 9 Kushteve të Gjermanise vjen edhe një shuplakë nga FMN

Pas 9 Kushteve të Gjermanise vjen edhe një shuplakë nga FMN

57
0
Shares

Pas 9 Kushteve të Gjermanise vjen edhe një shuplakë nga FMN, deklaroi sot Dorian Teliti pas reagimit te FMN ne lidhje me kontratat koncesionare te nenshkruara nga qeveria Rama.

Deklarata e Telitit:

Alarmit të dhënë prej kohësh nga opozita për korrupsionin në PPP nuk i ka mjaftuar qeverisë, e cila prej 6 vitesh ka privatizuar dhe dhënë me koncesion cdo gjë që i ka dalë përpara.

Këtij shqetësimi iu bashkua, madje me thirrje urgjente, Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke i kërkuar prej vitesh tashmë Ramës dhe qeverisë së tij të ndalojë me propozimet e pakërkuara për shërbimet dhe investimet publike.

Edhe sot, për të disatën herë, shefi i misionit të FMN për Shqipërinë, ka rithënë ekzaktësisht atë që opozita prej vitesh e ka ngritur shqetësim prioritar për ekonominë.

Thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhër të qeverisë por jo të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i kërkon qeverisë të ndryshojë trajektoren e prioriteteve për investimet publike dhe që cdo proces prokurimi të jetë i hapur dhe konkurues.

Vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsioni i PPP nga kjo qeveri janë kthyer në makth jo vetëm për investitorët vendas por edhe ata të huaj.

Nxjerrja e vendit nga kriza ku e ka zhytur Edi Rama është emergjencë kombëtare.

Partia Demokratike ka gati planin e shpëtimit dhe do të nisë ta implementojë atë që ditën e parë në qeverisje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY