Presidenti Meta: Zero shkelje të Kushtetutës, harroni ‘traktet’ e porositura

Presidenti Meta: Zero shkelje të Kushtetutës, harroni ‘traktet’ e porositura

63
0
Shares

Presidenti i Republikës ka reaguar menjëherë në lidhje me përfundimet paraprake të komisionit të Venecias.

Zëdhënesi i Presidentit, Tedi Blushi deklaron se ka zero shkelje të Kushtetutës.

“ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!

DËGJONI Bundestagun!

ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!”, shkruan Blushi.

Komisioni I Venecias ka fajësuar Presidentin Ilir Meta sipas një drafti të raportit të ndërmjetëm lëshuar nga ky institucion I Këshillit të Evropës.

Në draft, Komisioni konstaton se Presidenti ka tejkaluar kompetencat me zhdekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh. Në vijim  Venecia thotë se edhe komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit është në tejkalim të kompetencave pasi nuk ka shkelje të rëndë të Kushtetutës nga Meta.

Sipas komsionit të Venecias Meta shtyu zgjedhjet pa pasur një bazë ligjore të posacme.

Vendimi i Komisionit të Vencias do të jepet me 11 tetor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY