Parandaluan tragjedinë në Kavajë, Meta pret dy heronjtë: Shembuj të tillë i...

Parandaluan tragjedinë në Kavajë, Meta pret dy heronjtë: Shembuj të tillë i duhen shoqërisë

90
0
Shares

Së fundmi jemi njohur me dy heronjtè, të cilësuar të tillë, pasi arritën të ndalonin autorin e plagosjes me armë në Kavajë, duke parandaluar kështu një tragjedi të mundshme.

Ngjarja në fjalë ndodhi në 24 shtator, ku Fitim Baboçi akuzohet se plagosi me kallashnikov Rexhep Taren tek ish-bashkia e vjetër.

Presidenti Ilir Meta i ka pritur të dy qytetarët, duke dhënë vlerësime për gjestin e tyre. Dy heronjtë janë Ymer Xhafa, ish-punonjës policie dhe Bajram Shalën, ndërsa Meta i falënderoi ata përzëmërisht për aktin pasi rrezikuan jetën e tyre. Kreu i shtetit tha se shembuj të tillë i duhen shoqërisë, për të qëndruar larg konflikteve.

“Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare”, shkruan Meta.

POSTIMI I METES 

Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, z.Ymer Xhafa dhe z.Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër, ngjarje që mund të kthehej në një tragjedi të madhe. I falenderova përzemërsisht për aktin e tyre të lartë qytetar, në mbrojtje të jetës, paqes sociale dhe sigurisë publike. Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY