Nuk ankimohet vendimi i KPK për prokurorin Çelaj, gara e hapur për...

Nuk ankimohet vendimi i KPK për prokurorin Çelaj, gara e hapur për të sfiduar Arta Markun

35
0
Shares

Komisionieri Publik ka vendosur të mos ankimojë vendimin për prokurorin Olsian Çela, i cili është kandidat për Kryeprokuror.

Kështu atij i hapet rruga për të garuar për postin e Kryeprokurorit. Prokurori shihet si kandidati kryesor dhe konkurrent ndaj Arta Markut.

Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 185, datë 23.7.2019, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit. Olsian Çela. Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 185, datë 23.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Olsian Çela, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, thuhet ne njoftimin e Komisionerit Publik.

Për shkak se Komisioneri Publik nuk kishte marrë një vendim për ankimimin ose jo të vendimit të KPK për prokurorin Çelaj, KLP shtyu të hënën (23 shtator) mbledhjen për miratimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Mbledhja është shtyrë për të mërkurën në orën 10:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY