DETAJE/Punëtori plagoset në shtëpinë ku po punonte, pranga pronarit. E shkuara e tij kriminale

Ndaje

Një ngjarje e rende raportohet në kryeqytet. Sipas policisë, një punëtor eshte plagosur per motive të dobëta nga pronari i baneses ku po punonte. Burime zyrtare njoftojnë arrestimin e 44-vjeçarit.

Ne njoftimin  e policise thuhet:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, arrestuan në flagrancë, shtetasin:

– S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje