FOTO/Dëshmia e pronarit të jahtit turk të gjetur në Shëngjin, zbardhet telefonata...

FOTO/Dëshmia e pronarit të jahtit turk të gjetur në Shëngjin, zbardhet telefonata me kapitenin e humbur

70
0
Shares

Policia dhe prokuroria e Lezhës gjatë pasdites së sotme ka marrë në pyetje pronarin e jahtit Nedim Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi.

Ai ka ardhur për të tërhequr jahtin por nuk është lejuar pasi është provë materiale dhe është rrethuar me shirit në portin e Shëngjinit deri në kryerjen e hetimeve.

Nedim Akyuz ka deklaruar se jahti është në pronësi të tij por nuk ka qenë në bordin e jahtit, ndërsa mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javu me të cilin ka humbur kontaktet me datë 6 shtator.

Sipas tij herën e fundit që është lidhur me të, i ka thënë se ndodhet në ujërat shqiptare por se deti ishte shumë i trazuar. Më pas ka tentuar të lidhet me të, por e ka pasur te pamundur./Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY