Në pranga kambistët në Shkodër, policia publikon emrat

Në pranga kambistët në Shkodër, policia publikon emrat

61
0
Shares

Policia e Shkodrës arrestoi 5 kambistë, ndërsa dy te tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. Në kuadër të operacionit të koduar “Kambistët”, në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, u kapen në flagrancë shtetasit:

-Besnik Dervishi, 60 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

-Agim Qerreti, 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

-Lulzim Grbeti, 46 vjeç, banues në Kozmac, Bashkia Vau i Dejës, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale. 

-Ylli Berhani, 57 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

-Mhill Brigja, 56 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.
Gjithashtu u proceduan edhe shtetasit me inicialet P. M., dhe R. R.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi parash që këta shtetas e përdornin për të kryer këmbimin valutor në mënyrë të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY