E përdhunuan në grup shqiptaren, por gjykata italiane liron 5 agresorët

E përdhunuan në grup shqiptaren, por gjykata italiane liron 5 agresorët

112
0
Shares

Policia italiane ka kryer disa arrestime në zonën e Corigliano-Rossano.

Arrestimet erdhën pas denoncimit të një gruaje shqiptare, e cila e akuzonte grupin për dhunim dhe përdhunim përgjatë 10 viteve.
Por pas një viti nga denoncimi Gjykata ka lënë të lirë 5 të arrestuarit.

“Gruaja u detyrua të prostituojë veten, t’i nënshtrohet marrëdhënieve seksuale në grup, si dhe praktikave të dhunshme seksuale. Asaj i kërkoheshin shuma të ndryshme parash, duke e kërcënuar me ndarjen e videove në rrjetet sociale”- shkruan media italiane.

Gruaja, për shkak të dhunës së vazhdueshme kishte përfunduar dy herë në një spital në Romë, duke u justifikuar tek familjarët e saj se kishte një sëmundje që shkaktonte shenja të dukshme në trup.

Sidoqoftë për gjykatën Italiane këto fakte nuk ishin të mjaftueshme për të mbajtur në burg të dyshuarit, duke i lënë ata të lirë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY