Braçe i revoltuar fajëson “drejtësinë e vjetër” për gjykatat: Kot e keni!...

Braçe i revoltuar fajëson “drejtësinë e vjetër” për gjykatat: Kot e keni! Ja çfarë i pret abuzuesit

44
0
Shares

I revoltuar me Gjykatat dhe vendimet e tyre, zv.kryeministri Erion Braçe nuk dënjon të bëjë komente dhe reagime, per te treguar se nuk i pëlqen situata e krijuar.

Numri dy i qeverisë ka komentuar edhe veprimin e Gjykatës së Tiranës, e cila liroi nga burgu  administratorët e kompanive të transportit publik pasi u arrestuan për veprën penale të falsifikim të biletave të urbanit.

Ai thotë se do të vijojë të denoncojë çdo veprim, i cili mund të kryhet jashtë suazave ligjore. Ai thotë se përgjigja më e fortë ndaj këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë ai që shqiptarët tashmë e njohin si “procesi i vettingut”.

Reagimi i Braçes:

KJO ESHTE #DREJTESIAEVJETER QE KEMI!Ky eshte produkti i kesaj #Drejtesie; Pronaret e administratoret ne shtepi, punetoret e tyre ne burg!

Cdo inspektor te #Tatimeve, cdo oficer te #PoliciseseShtetit qe merret me krimin ne ekonomi, cdo prokuror qe u morr drejtperdrejt me hetimin e kesaj ceshtjeje dhe qe sot ndjehet i tradhetuar nga nje pjese e shtetit ku sherben; dua ta falenderoj per superpunen e bere profesionalisht e ne perputhje me ligjin, dua ti them edhe qe duhet bere durim edhe pak, shume pak: NE VETTING KA RRADHE E RRADHA PO VJEN SHPEJT, ME SHPEJT SEC KETA KANE PARASHIKUAR NE PLANIN E TYRE TE BIZNESIT!

Duhet qe te gjithe bashke te bejme punen qe kemi nisur, ndershmerisht,
drejt e ne perputhje me ligjin!Keta perballe do jene me biznesin e tyre paligjshem qe ka shkaterruar nje sistem te tere drejtesie. Ne nuk kemi pune me keta; ME KETA KA PUNE VETTINGU!

Ne kemi pune me #DrejtesineeRe, per cdo shkeles ligji, pavaresisht pushtetit politik e ekonomik, miqve ne politike dhe biznes, parave e pronave qe kane; por edhe per cdo gjyqtar qe eshte mu si keta, shkel ligjin duke e bere ate me gunga per punetoret dhe magnet parash ne njeren ane, sfungjer ne anen tjeter per pronaret e paligjshem!

Nderkohe, do vijoj te komunikoj me te paligjshmit ne ekonomi; E keni kot, kot i digjni letrat, jemi nje hap para jush, kemi cdo gje ne leter, ze e figure! Mos u zhysni edhe me ne krim, do ju kushtoj shume shume me shtrenjte! Rruga e drejte, e ligjshme dhe korrekte ne pagimin e tatimeve e taksave, ju kushton shume me lire!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY