Thyerja e memorialit turk te Liqeni, ish-deputeti: “Patate e nxehtë” për Ramën,...

Thyerja e memorialit turk te Liqeni, ish-deputeti: “Patate e nxehtë” për Ramën, do t’i krijojë probleme

69
0
Shares

Ish-deputeti i PD,  Tritan Shehu paralajmëron përmes një mesazhi në “facebook”, se  memoriali turk, i cili u thye nga persona të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, do të krijojë vetëm probleme për kryeministrin Edi Rama.

“Vetem probleme do te krijoje…dhe keto nuk do te mund te tejkalohen duke e kaluar pergjegjesine nga nje dore te tjetra si nje “patate e nxehte””, shkruan Shehu.

Mesazhi i Tritan Shehut:

“Memoriali” i servilizmit e vasalitetit, “patate” e nxehte per Ramen. Futja ne spiralen e vasalitetit e kondicionimit te con gjithmone e me thelle ne iracionalitet e probleme nga kushtezimet.

Kjo po i ndodh Rilindjes me gabimet trashanike, vasalitetet e servilizmat (shpesh te ekzagjeruara edhe si te tilla keto) ne politiken e jashteme qe prej 2013, sic eshte dhe rasti i ketij “Memoriali” ilegal ne Tirane, per dicka qe nuk ka asnje lidhje me vendin tone.

Vete qenia ne vite e nje Ministri te jashtem me pafundesi gabimesh, apo te rikatueshem ne detyre si kreu i listes se te “pa deshiruarve”, qe perfundoi me “koken” e tij si Ali Pasha dikur, do te perkeqesonte zhvillimet, per te arritur sot ne “dekapitimin” e vete Diplomacise sone.

Keshtu kesaj tabloje te zymte ju shtua dhe ky “Memorial”, per te cilin kerkohen e duhen dhene shpjegime te qarta opinionit tone publik, por dhe partnereve, per qellimin e mesazhet jo transparente, ligjeshmerine e veprimeve etj. Ndryshe vetem probleme do te krijoje…dhe keto nuk do te mund te tejkalohen duke e kaluar pergjegjesine nga nje dore te tjetra si nje “patate e nxehte”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY