Aksident i rëndë në Fier, “Fouristrada” përplas për vdekje 14-vjeçarin

Aksident i rëndë në Fier, “Fouristrada” përplas për vdekje 14-vjeçarin

46
0
Shares

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”.

Mësohet se 14-vjeçari, i cili ka qënë duke udhëtuar me një motoçikletë me të ëmën, është aksidentuar për vdekje nga një automjet i tipit “Fouristradë”. Ndërsa, e ëma ka pësuar plagë të rënda dhe është dërguar drejt spitalit, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Sipas të dhënave të komunikuara nga dëshmitarët okularë, drejtuesi i automjetit ka braktisur makinën dhe është larguar për të humbur gjurmët, pasi ka aksidentuar për vdekje këmbësorin.
Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vemndngjarje për të kryer zbardhjet e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY