VIDEO/Flakët rrethojnë Amazonën, situata alarmante: Zjarri po hyn dhe në Paraguai

VIDEO/Flakët rrethojnë Amazonën, situata alarmante: Zjarri po hyn dhe në Paraguai

45
0
Shares

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar së fundi imazhet satelitore, që tregojnë situatën alarmante të Amazonës në flakë, teksa zjarret po hyjnë edhe në Paraguai.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Presidenti kilian, Sebastián Piñera, thanë se kombet e G7 ranë dakord të sigurojnë 20 milionë dollarë (17.9 milionë €) nga fondet emergjente për të luftuar zjarret e Amazonës.

Si pylli më i madh në botë, Amazon ka rendesi jetësore pasi ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. Ai përfshin një numër vendesh, por shumica e tij janë brenda Brazilit.

Ajo njihet si “mushkëria e botës” për rolin e saj në thithjen e dioksidit të karbonit dhe prodhimin e oksigjenit.Pylli është gjithashtu shtëpi për rreth tre milion lloje bimësh dhe kafshësh dhe një milion njerëz indigjenë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY