“Turp dhe skandal!”, Ish-deputeti për nivelin e arsimit të shqiptarëve: Me Ramën...

“Turp dhe skandal!”, Ish-deputeti për nivelin e arsimit të shqiptarëve: Me Ramën arsimi nuk ka të ardhme

56
0
Shares

Një raport dhe studim i fundit, nxorri statitika të nivelit të arsimit në Shqipëri, ku vetëm 42% e popullsisë aktive për punë  ishte me shkollim të lartë, ndërsa pjesa tjetër me klasë 8-9-vjeçar.

Për ish-deputetin Luçiano Boçi, kjo statistikë është e turpshme dhe e frikshme. Ai ua lë fajin politikave të dështuar arsimore, dhe per kete shpjegon gjithë situatën aktuale ma arsimin.

POSTIMI I PLOTE

TURP E SKANDAL
42% e forcës aktive për punë në Shqipëri rezulton me arsim 8-9 vjeçar.
Vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë.Tjetër skandal dhe turp ky!
Kjo renditje ndjek atë për IQ ku Shqipëria renditej e parafundit.Dështim total i politikave arsimore.

Kjo dëshmon braktisjen e madhe në arsim, ku shkaku kryesor mbetet pamundësia ekonomike e familjeve shqiptare dhe emigracioni galopant. 135 mijë ka shkuar numri i braktisjes nga fëmijët dhe të rinjtë i cikleve arsimore në këto vite.

Renditja hedh poshtë alarmin e rremë për diplomime të pakufishme për të rinjtë, për shkak të numrit të madh të universiteteve.Ajo godet politikat e zbatuara nga Rama&company për të penguar të rinjtë shqiptarë të vazhdojnë arsimin e lartë dhe mungesën e stimulimit për të ndjekur arsimin e mesëm.

Të dy klasifikimet rikthejnë shqetësimin për financimin e arsimit. Arsimi në Shqipëri mbetet sektori më pak i mbështetur dhe më pak i financuar. Vetëm 56 $ për frymë. Ndërsa në vendet e përparuara kjo shifër shkon nga 1000 deri në 3500 $ për frymë.

Por në Shqipëri paratë e dedikuar fëmijëve dhe të rinjve grabiten, vidhen me PPP, konçesione e 100 marifete.Me Ramën, fëmijët tanë, të rinjtë dhe arsimi i tyre nuk kanë të ardhme.

Hajduti psiqik i votave është hajduti i së ardhmes. Largimi i tij domosdoshmëri jetike për vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY