“Në tregun e karburanteve ka evazion fiskal”, Braçe: U zbuluan shkelje të...

“Në tregun e karburanteve ka evazion fiskal”, Braçe: U zbuluan shkelje të rënda ligjore në regjimin e kasave

32
0
Shares

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka komunikuar para mediave detajet mbi aksionin  e antiinformalitet në terren për të goditur rastet abuzive.

Ai tha se në tregun e karburanteve janë konstatuar shkelje të rënda, ku diferenca e litrave të shitura dhe atyre të padeklaruara shkon në mijëra ton.

Dua t’i përcjell mbështetjen politike të gjithë trupës sonë tatimore, Policisë së Shtetit,  Inspektoriatit  dhe AKU të ndodhura prej ditësh në territor, përfshirë edhe në orët e vona për të vënë sigurinë dhe ligjin në secilin treg. Në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëri në aspektin fiskal. Administrata ka zbuluar shkelje të rënda ligjore në regjimin e kasave.

Në tregun e karburanteve ka evazion fiskal, dhe diferencat e litrave shkojnë në mijëra ton. Grupet e përbashkëta po verifikojnë çdo pompë. Paguani detyrimet fiskale dhe borxhet, sepse nuk do të shpëtoni së paguari nga detyrimet tuaja.  Ne kërkojmë vetëm kuponin tatimor dhe asgjë më shumë, kjo të jetë konform rregullave.Ne nuk na duhet mbyllja e tyre, na duhet që të pagujnë detyrimet fiskale. Ne po bëjmë atë që thotë ligji dhe asgjë më shumë. Administata tatimore është urdhëruar që t’i shkojë ligjit deri në fund. Gjithsecili prej tyre duhet të paguajë. “-tha Braçe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY