Basha mesazh qeverisë dhe klientëve të korrupsionit: Me paratë që po vidhni...

Basha mesazh qeverisë dhe klientëve të korrupsionit: Me paratë që po vidhni jeni duke blerë burgun

42
0
Shares

Lideri Demokrat, teksa po mban konferencën e shtypit me gazetarët, ka dhe një mesazh për qeverinë dhe klientët e saj, siç Basha i ka cilèsuar me herët, korruptivë. Basha kërkon që publiku e qytetarët të kuptojnë se tashmë ëstë e qartë se:

“EdI Rama jeton për të vjedhur,EdI Rama qeveris për të vjedhur,Edi Rama merr frymë vetëm për të vjedhur. Çdo ditë çohet me një qëllim: si të vjedhë. Pavarësisht kërdisë që ai po bën, askush nuk do t’i gëzojë paatë e vjedhura”.

Basha theksoi dhe njëherë që PD do të fillojë menjëherë një hetim penal dhe auditim ginaciar të të gjitha kontratve, koncesioneve dhe lejeve të dhëna nga qeveria Rama.

“Do të gjurmohet çdo burim parash dhe cdo individ shtetëror dhe privat i përfshirë në këto kontrata.Ne do të kemi një program të posaçëm për rikuperimin e të gjitha pasurive dhe parave të vjedhura nga zyrtarët shtetërore dhe klientët e tyre.Dua t’u them qartë të gjithë zyrtarëve dhe klientëve të tyre: Me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë mirëqneie dhe luks, por jeni duke blerë burgun.

Nëse mendoni se do vidhini qindra miliona euro, praktikisht të gjtihë parata e taksapaguesve shqiptarë dhe do t’ia hidhni, gaboheni. Nëse mendoni se shqiptarët do të vuajnë në varfëri, pa arsim dhe shëndetësi, dhe pa mundësi se apratë e tyre i keni vjedhur ju, gaboheni.Ata që mendojnë se do dergjet në mjerim një popull i tërë që ata të jetojnë në luks, gabohen“,- u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY