Humbin gjashtë turistë gjermanë në pyjet e Borshit, si i gjeti policia...

Humbin gjashtë turistë gjermanë në pyjet e Borshit, si i gjeti policia pas 6 orësh

43
0
Shares
Foto ilustruese

Policia Kufitare e Sarandës iu ka ardhur në ndihmë 6 turistëve gjermanë, të cilët për afro 6 orë kishin humbur rrugën në zonën pyjore Borsh-Kuç.

Turistët gjermanë ishin të moshave të reja. Ata po udhëtonin me një fuoristradë, por më pas humbën orientimin.

Menjëherë shërbimet policore kufitare të Sarandës u vunë në lëvizje duke ndjekur të gjitha metodat, ndërsa fatmirësisht  arritën të lokalizonin turistët që kishin humbur orientimin mes pyjeve.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë janë shoqëruar turistët gjermanë në hotelin ku ata ishin të akomoduar në Ksamil.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY