“3 vjet nga vrasja e Ardit Gjoklajt”, Zhupa: Veliaj shpëtoi dhe pasuroi...

“3 vjet nga vrasja e Ardit Gjoklajt”, Zhupa: Veliaj shpëtoi dhe pasuroi me taksat tona Fusha sh.p.k

51
0
Shares

Teksa kanë kaluar 3 vite nga vdekja e Ardit Gjoklajt, Partia Demokratike fajëson vetëm Erion Veliajn, duke e bere pergjegjes për vrasjen e tij.

Zhupa, zëdhënësja e PD-së, së fundmi shkruan se Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, dhe pe fajtor vijon të qëndrojë në krye dhe të mbushë me lekë Kompaninë Fushaj.

Sot 3 vjet nga vrasja e Ardit Gjoklajt! Asnjë fajtor! Veliaj mbush me miliona Fusha sh.p.k dhe qëndron i paprekur në krye të Bashkisë.

Erion Veliaj me 16 Qershor 2016 vizitoj landfillin e Sharrës duke e promovuar si sukses kontraktimin e një kompanie nga Bashkia Tiranë që do të kryente riciklimin e mbetjeve, Veliaj gjithashtu premtoj që kushtet e punës janë të modernizuara dhe bëri thirrje për punësim të sa më shumë njerëzve në landfill .

Rreth 2 muaj më vonë me 7 Gusht 2016 Ardit Gjoklajt ju shkaktua vdekja nga një ekskavator i kompanisë gjatë punës në landfill, viktimës ju gjend veshur uniforma me mbishkrimet “Bashkia Tiranë”. Arditi ishte punësuar në impiantin e riciklimit me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës, pa rënduar familjen . Familjarët e 17-vjeçarit të vdekur dhe punonjësit e kompanisë “3R” sh.p.k tregojnë se fëmijë, gra dhe burra u punësuan në shkelje të ligjit dhe u shfrytëzuan në mungesë të kushteve të punës dhe sigurisë në landfillin e administruar nga Bashkia e Tiranës.
Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha, asokohe drekonte në lokalet e Tiranës me Veliajn duke treguar qartë anshmërinë e tij në dhënien e drejtësië. Dosja u mbyll pa fajtor!

Veliaj shpëtoi!Ndërkohë pazarin e tyre e paguajmë nga buxheti jonë, me taksat tona pasurojmë Fusha shpk!Mos flisni për reformë në drejtësi kur vrasësi i Arditit është i lirë! #drejtesipërArditin”,-shkruan Zhupa në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY