Drogë drejt Malit të Zi, pranga 27-vjeçarit

Drogë drejt Malit të Zi, pranga 27-vjeçarit

47
0
Shares

Një 27-vjeçar, i cili tentoi të trafikonte kanabis drejt Malit të Zi u arrestua nga policia kufitare në Muriqan.

“Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar mjetit që drejtohej nga 27 vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehur dhe sekuestruan 20 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vendngjarje ka mbëritur grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Shkodër të cilët në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: D.K., 27 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm -Demiraj, Malësi e Madhe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY