Torturë ndaj ish-partneres italiane, arrestohet shqiptari: E izoloi dhe përdhunoi për disa...

Torturë ndaj ish-partneres italiane, arrestohet shqiptari: E izoloi dhe përdhunoi për disa ditë

73
0
Shares

Një 30-vjeçar shqiptar  u vu në prangat e policisë italiane pasi rrëmbeu dhe përdhunoi për 3 ditë ish-të dashurën e tij italiane, në ngjarje e cila iu përngjan filmave të frikshëm.

Sipas mediave në Itali, shqiptari ka detyruar me forcë ish partneren e tij italiane, të qëndrojë e izoluar në një apartament në Foligno, duke abuzuar seksualisht.

Pas 3 ditëve, ai ka marrë ish partneren e tij dhe e ka çuar në një qendër tregtare. Duke parë praninë e shumë personave, gruaja ka përfituar nga situata. Ndërsa makina ishte në lëvizje, ajo ka hapur derën e makinës dhe është hedhur në rrugë. Por shqiptari ndaloi automjetin dhe u përpoq përsëri ta rikthente në makinë ish partneren, duke ushtruar dhunë.

Ndërhyrja e njerëzve dhe disa rojeve të sigurisë së qendrës tregtare bënë të mundur që gruaja të shpëtonte.

Fillimisht shqiptari u largua, por falë kamerave të instaluara në qendrën tregtare, autoritet italiane arritën të gjurmojnë dhe identifikojnë shqiptarin, duke e ndaluar dhe arrestuar në Foligno.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY