Gjykata i refuzoi kërkesën, ish-kryebashkiaku i vendosur: Nuk ia liroj zyrën dikujt...

Gjykata i refuzoi kërkesën, ish-kryebashkiaku i vendosur: Nuk ia liroj zyrën dikujt që ka marrë vetëm…

51
0
Shares

Beteja për Bashkitë do të vijojë të jetë e fortë, kjo pasi kryetarët ende aktualë pritet të bejnë rezistencë.

Kryetari aktual i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, paraqiti në Gjykatë një kërkesëpadi për mosnjohje të procesit zgjedhor, duke paraqitur si provë dekretin e Presidentit Meta, por pavarësisht kësaj, kërkesa nuk u pranua.

Pas këtij vendimi, ish-deputetit socialist dhe kryebashkiakut të ri të Kamzës, Rakip Suli, i hapet rruga për të marrë drejtimin e bashkisë, e cila prej tri mandatesh drejtohet nga Xhelal Mziu.

Por ky i fundit, është më i vendosur për të mos lejuar një rrotacion të lehtë pushteti.

Mziu ka garantuar se nuk do t’ia lirojë zyrën dikujt që ka marrë vetëm 9% të votave.

Drejtësia është vënë në tutelën e Rilindjes, është bërë palë me krimin që e mban në këmbë këtë pushtet dhe ka legjitimuar të paligjshme në procesin farsë të votimeve të 30 qershorit, duke na kthyer pas në diktaturë. Qytetarët e Kamzës nuk do të pranojnë që të drejtohen nga një i zgjedhur me 9 %. Bashkia dhe kryebashkiaku do të vazhdojnë punën deri kur në këtë vend të ketë zgjedhje legjitime, të dekretuara nga Presidenti i Republikës, të ketë garë, të jenë të lira dhe të ndershme, si dhe të pranohen nga faktori ndërkombëtar si arbitri i vetëm për standardet e plotësuara”, deklaroi Mziu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY