“Po filloj ti shoh si “heronj” vizë-refuzuarit’, Ish-ministri: As fjala e amerikanëve...

“Po filloj ti shoh si “heronj” vizë-refuzuarit’, Ish-ministri: As fjala e amerikanëve nuk pi më ujë

66
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se refuzimi i vizave nga të huajt nuk i sjell ndonjë të mirë Shqipërisë, përderisa ata enden të lirë dhe janë pjesë e parlamentit.

Në një reagim në rrjetet sociale Manjani shkruan se më parë shqiptaret e kishin ligj fjalën e amerikanëve,  ndërsa Faktet sugjerojnë se as fjala e tyre nuk pi më ujë sot.

REAGIMI I PLOTE

Nuk mendoj se refuzimi i hyrjes në Amerikë i personave të caktuar është shpëtimi i Shqipërisë nga korrupsioni.

Përkundrazi, llogjika na sugjeron që duke mos i lënë të largohen, këta persona rrinë këtu.

Por le të shkojmë më tej. Etiketimi publik, madje eehe zyrtar ndaj dikujt si “i korruptuar”, jashtë një proçesi të rregullt gjyqsor, është i dyshimtë dhe jo i pranueshëm sipas standarteve demokratike perëndimore.

Korrupsioni është krim dhe si i tillë duhet provuar në një gjykim të drejtë dhe të pavarur. Këtë standart vetë Amerika e ka të shenjtë.

Pa dyshim refuzimi i vizës së hyrjes është proçes administrativ që çdo shtet ka të drejtë ta bëjë ndaj kujtdo. Por edhe ky proçes nuk mund të jetë diskriminues dhe as i bazuar në deklarime të pa provuara në një proçes të rregullt gjyqsor.

Viza në vetvete është një proçes qesharak në shoqërinë globale që vetë perëndimi nga ka udhëhequr gkithë këto kohë. Aq qesharak është, saqë kur i pyet vizë-dhënësit si ka mundësi që kriminelët e vërtetë që ju dëmtojnë direkt hyjnë lirisht në vendin tuaj, ata heshtin. Sdinë çtë thonë.

Por le të kthehemi tek argumenti a e ndihmon Shqipërinë tymnaja e refuzimit të vizave ndaj disa zyrtarëve?!

Shembujt nga e shkuara dhe nga vende të tjer na mësojnë se jo.

Vizë-refuzuarit mund të jenë “të korruptuar” për Amerikanët, por këtu ata janë njerëz të lirë, të nderuar e madje edhe të votuar. Të ulur madje këmbëkryq në mes të Parlamentit.

E ç’ë pastaj se ju refuzua viza?

Ça fitoi Shqipëria?

Asgjë. Po asgjënë e kishim në xhep.

Puna është se shqiptarët e kanë ende ligj fjalën e të huajve. Veçanërisht të Amerikanëve.

Faktet sugjerojnë se as fjala e tyre nuk pi më ujë. Thuajse asgjë nga ato që thanë nuk u bë.

Ah po, u bënë votime anti-kushtetuese me një deklaratë të zotit Palmer. Pra mësuam se si duhet dhunuar Kushtetuta, asgjë më shumë.

Kështu që nuk kam asnjë entuziazëm mbi këto lajmet e refuzimit të vizave, me thënë të drejtën.

Përkundrazi, po filloj ti shoh si “heronj” vizë-refuzuarit… Zaten ky “heroizëm” na la peng në duart e të njëjtëve njerëz për gati 30 vjet…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY