Kapet me heroinë dhe euro, 22-vjeçari nuk i bindet policisë, ja çfarë ndodhi

0Shares
0

Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit heroinë.

Policia personit në fjalë i ka kapur një sasi prej 0.8 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë si dhe një shumë prej 100 eurosh, që sipas policisë është e falsifikuar.

22-vjeçari nuk iu bind patrullës së policisë në momentin e ndalimit dhe kjo ka bërë që policia t’i bënte kontroll ku më pas i gjetën edhe sendet e palejuar.

Njoftimi i policisë:

Shpërndante lëndë narkotike të llojit Heroinë, nuk i bindet patrullës së Policisë, por arrestohet në flagrancë.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.M., 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim” Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Çlirim”, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin që drejtonte iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë lëndë narkotike, e dyshuar Heroinë dhe një kartëmonedhë 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Shtetasi i lartpërmendur nuk iu bind patrullës së policisë në momentin e ndalimit dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punjonjësit të policisë së rendit publik” , “Falsifikim i monedhave”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje