Forumi i ri “Unë jam arbëresh”, Meta tregon qëllimin e tij

Forumi i ri “Unë jam arbëresh”, Meta tregon qëllimin e tij

44
0
Shares

Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se do të krijojë forumin më të ri “Unë jam arbëresh”. Në një dalje për media, Meta deklaroi se ky forum është i një rëndësie të veçantë, lidhur me kontributin e arbëreshët për të pasur këtë Shqipëri që kemi sot.

Sipas tij, forumi do të përbëhet nga pesë anëtarë dhe do të formësohet në javët në vazhdim.

“Ju njoftoj punë e bërë deri tani për të formalizuar si president në fillim të shtatorit vendimin mbi ngritjen e forumit “Unë jam arbëresh”. Prioritet me rëndësi kombëtare dhe pasuri e paçmuar, kam vendosur ngritjen e forumit Unë jam arbëresh”, në përbërje të së cilës mirëpritet kontributi i disa ministrive dhe institucioneve.

Ky forum ka për qëllim promovimin, nxitjen e aktiviteteve të ndryshime, ruajtjen e gjuhës dhe historisë arbëreshe. Ky forum do zgjedhë anëtarët në mbledhjen e parë. Do përbëhet nga pesë anëtarë.

Puna për formalizimin e këtij forumi do të vazhdojë përgjatë këtyre javëve. Krijimi i këtij forumi është i një rëndësie të veçantë kombëtare, për arsye të gjithçkaje që arbëreshët kanë bërë për të pasur këtë Shqipëri që kemi sot”, tha Meta.

LIVE – Konferencë për shtyp

Publiée par Ilir Meta sur Mardi 30 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY