FIER/ Aksident i rëndë, plagoset punonjësi i policisë

FIER/ Aksident i rëndë, plagoset punonjësi i policisë

48
0
Shares

Në qytetin e Fierit ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik , ku ka mbetur i plagosur një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Dukas Bregas”, ndërsa mësohet se një mjet i tipit “Pezho” është përplasur me një mjetin e policisë të llojit “Shervolet”.

Sipas informacioneve paraprake, efektivi që ka mbetur i lënduar është shtetasi me iniciale P.Dh, 42 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin që drejtohej nga 44-vjeçari A.M., i cili gjendet në gjendje të mirë shëndetësore.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spitalin e Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY